Gjigandët e teknologjisë shpenzojnë më shumë se kushdo për lobim në BE, sipas studimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Google shpenzon më tepër duke u përpjekur të ndikojë vendimmarrësit evropian dhe ligjet e miratuara prej tyre, se sa çdo kompani apo organizatë tjetër, zbulon një studim i ri.

Qindra kompani, grupe biznesi dhe shoqata po shpenzojnë €97 milionë euro në vit duke u përpjekur të ushtrojnë ndikim tek institucionet e BE.

Sektori i teknologjisë tashmë e tejkalon shpenzimin për lobim të kompanive farmaceutike, karburanteve, financës dhe industrive kimike, sipas studimit të publikuar nga Coroporate Europe Observatory and Lobbycontrol.

Shpenzuesit e mëdhenj

Google e kryeson listën, duke shpenzuar rreth €5.75 milionë euro në vit për të ndikuar vendimmarrësit evropian, i ndjekur nga Facebook me €5.5 milionë euro, Microsoft €5.25 milionë euro, Apple me €3.5 milionë euro, Huaweit me €3 milionë dhe Amazon me €2.75 milionë.

10 kompani teknologjike, Vodafone, Qualcomm, Intel, IBM, Amazon, Huawei, Apple, Microsoft, Facebook dhe Google janë prapa 1/3 së të gjithë parave që hidhen për lobim në Evropë.

Gjigandët e teknologjisë blejnë ‘të drejta dhe privilegje’

Përpjekjet kryesore për lobim të këtyre kompanive digjitale ishin fokusuar në dy akte, Digital Markets Act dhe Digital Services Act, të cilat janë dy legjislatura që parashikonin rregulla më strikte në lidhje me konkurrencën e drejtë, më tepër transparencë në lidhje me reklamimet si dhe rritjen e përgjegjësisë së këtyre kompanive për përmbajtjet dhe veprimet e jashtëligjshme që ‘mirëpriten’ në platformat e tyre.

“Pushteti ekonomik dhe politik i gjigandëve digjital është i jashtëzakonshëm dhe ata nuk do të qëndrojnë pasivë përballë rregullave të reja që mund të ndikojnë në mënyrën si ata bëjnë biznes,” u shpreh Tommaso Valleti, profesor i ekonomisë në Londër.

“Pikërisht për këtë arsyeje, institucionet e BE duhet në mënyrë urgjente të ndryshojnë mënyrën se si qasen ndaj lobimit dhe të kufizojnë pushtetin që gjendet në duart e kompanive të mëdha teknologjike”.

LEXONI GJITHASHTU: 


Etiketimet

Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë. Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm...

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë, thotë Lukashenko

Bjellorusia do të luftojë krah Rusisë nëse Moska pushton Ukrainën, tha të premten presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Presidenti bjellorus u shpreh se ishte i...

Videoja e gjysheve në Tik Tok

Të moshuarat e një qendre ditore në Itali janë bërë të famshme në Tik Tok. Videoja tregon një mjek të pashëm që hyn në...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER