Qeveria greke ka krijuar një ministri të për të adresuar pasojat e ndryshimeve klimatike, e cila do të drejtohet nga ish-komisioneri i BE Christos Stylianides.
63-vjeçari, I cili ka shërbyer si komisioner për menaxhimin e krizave dhe ndihmave humanitare nga 2014 në 2019, u emërua pas zjarreve masive që përfshinë vendin dhe dogjën mbi 1 kilometra katrorë pyje në ishullin Evia dhe në jug të Greqisë.
Si ministër i krizave klimatike dhe mbrojtjes civile, Stylianides do të drejtojë shërbimet zjarrfikëse dhe politikat e rimëkëmbjes pas katastrofave, për t’iu përshtatur realitetit të ri dhe temperaturave të larta të përcjella nga ndryshimet klimatike.
‘Kam pranuar postin me ndërgjegje të plotë mbi sfidat dhe pritshmëritë që vijnë bashkë me të. Pasojat e ndryshimeve klimatike na kanë prekur të gjithëve dhe duhet të përshpejtojmë ndryshimet rrënjësore pa asnjë vonesë’, tha Stylianides. ‘Parandalimi i katastrofave dhe gatishmëria ndaj tyre është arma më e mirë që kemi’.
Më herët, qeveria greke pranoi disa prej gabimeve të kryera në mënyrën sesi u menaxhua lufta kundër zjarreve në ishullin Evia.
Stylianides, me kombësi qipriotë, do të pajiset me pasaportë greke përpara se të betohet të premten.