Integrimi në BE, Samiti i Brdos i rikujton Ballkanit detyrimet për pakicat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Pak më parë u përmbyll Samiti i Brdos midis krerëve të shteteve anëtare të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel prezantoi pesë shtyllat kryesore, sipas të cilit “përbëjnë fatin e Ballkanit në BE”, duke filluar nga rëndësia strategjike e rajonit, tek lufta kundër korrupsionit e vazhdimi i reformave, por edhe arritja e një dakordësie unanime midis vetë anëtareve të unionit për t’i çelur dyert vendeve të Ballkanit.

E teksa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shpesh janë përgëzuar për arritjet e tyre me reformat, kryesisht në fushën e drejtësisë, krerë të lartë të dy prej ekonomive më të rëndësishme të Europës, përfshi këtu kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron, kanë mbajtur qëndrime thuajse të ngjashme të cilat lënë të nënkuptojë se ka ende për të bërë dhe se rajoni ende nuk është gati të integrohet.

E pyetur mbi një datë të përafërt për anëtarësimin, kancelarja tha shprehimisht “Nuk besoj në vendosjen e datave, por besoj në mbajtjen e premtimeve. Sapo kushtet të jenë plotësuar, anëtarësimi do të ndodhë. Deri tani, asnjë vend nuk i përmbush kushtet e anëtarësimit”.

Nga ana tjetër, edhe Presidenti francez vazhdon të mbajë një qëndrim skeptik, por rikujtoi edhe një pikë tjetër si parakusht të integrimit europian; të drejtat e njeriut.

‘Dëshira jonë është t’u japim vendeve ballkanase një perspektivë evropiane në një afat të shkurtër, pasi ato janë në zemër të Evropës. Mjafton të shikosh hartën[…} Duhet t’u përgjigjemi atyre me angazhim politik dhe gjithashtu investime për të lejuar një integrim më të madh tregtar dhe njerëzor në rajon dhe në fund të kemi një politikë të përbashkët për minoritetet , që janë një çështje që prek të gjithë rajonin”, u shpreh Macron.

Një prej këtyre pakicave kombëtare në Shqipëri është dhe komuniteti rom dhe egjiptian.

Qeveria shqiptare ka marrë disa masa për mbrojtjen e te drejtave dhe integrimin e Romëve dhe Egjiptianeve ne shoqërinë shqiptare, ku vlen të përmendet ligji për mbrojtje e pakicave kombëtare, ku këta të fundit njihen si 2 prej 9 pakicave kombëtare ne vend.

Pas Samitit të Poznanit në korrik të vitit 2019, udhëheqësit e gjashtë ekonomive të rajonit, me iniciativë të Maqedonisë së Veriut, firmosën “Deklaratën e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e romëve në kuadër të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”, ku parashtruan për herë të parë qëllimet e tyre për të “forcuar përpjekjet për barazi të plotë dhe integrim të romëve”.

Ata u angazhuan për arritjen e një sërë objektivash si rritjen e shkallës së punësimit në sektorin publik, legalizimin e banesave joformale në të cilat jetojnë romët, rritjen e nivelit të arsimimit dhe regjistrimit të tyre në shkolla, qasje në sistemin shëndetësor si dhe regjistrat civil, si dhe mbështetje më të madhe kundër rasteve të diskriminimit.

Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë vitit 2020, të regjistruar si të papunë rezultojnë 3,394 individë nga kategoria Romë, (4.1% e Totalit) dhe 4,176 individë nga kategoria Egjiptian, (5% e Totalit), ndërsa i njëjti raport nxjerr në pah edhe një problematikë tjetër:

“Rreth 66% e Romëve dhe 36% e Egjiptianëve janë pa arsim, ose me arsim fillor, çka e bën të pamundur punësimin dhe dërgimin e tyre në formim profesional”, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit për vitin 2020.

Por ka plot arsye të tjera të cilat fshihen pas këtyre shifrave, vlen të përmendet ndasia në shkolla, mungesa e mbështetjes së duhur, braktisja e shkollës për të ndihmuar familjet financiarisht, dhe së fundmi vështirësi në qasjen e mësimeve online si rrjedhojë e pandemisë, pasi familjet e tyre nuk kanë mundësi të kenë kompjuter, e në disa raste vuajnë edhe nga furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike.

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, një organizatë joqeveritare që advokon mundësi të barabarta për këto minoritete vuri në dukje se shumica e nxënësve romë nuk mund ta vazhdojnë shkollën pasi nuk kanë kompjuterë, apo internet, për të komunikuar me mësuesit e tyre online.

Gjithashtu, anticiganizmi është një tjetër faktor që ka ndikuar në ndasinë nëpër shkollat e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Barometrit të Opinionit Publik, publikuar këtë vit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) , 33 për qind e të anketuarve në Shqipëri thanë se do të ishin “disi komodë” po të kishin një fëmijë që shkon në të njëjtën shkollë me fëmijë romë, ndërsa 10 për qind ishin kundër.

Në një analizë tjetër mbi politikat gjithëpërfshirëse që synojnë integrimin e romëve dhe egjiptianëve, RCC thekson se varfëria është një tjetër vështirësi që hasin këto minoritete.

“Një nga pengesat për arsimin është varfëria dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë studioi mundësinë e sigurimit të ushqimit në shkollë për fëmijët […] Një projekt pilot që siguronte një vakt u zbatua në Shkollën e Mesme Naim Frashëri (klasat 1- 9) në Korçë, një shkollë me një përqindje të madhe të nxënësve romë, në vitin 2012. Projekti dëshmoi të ishte një nismë e qëndrueshme dhe u shtri në katër shkolla të mesme në Shqipëri në vitin 2017, por nuk pati përditësime të mëtejshme nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinia nëse projekti u zgjerua për të mbuluar shkollat e tjera pas vitit 2017”, thuhej në analizën e RCC.

Këto rezultate janë ende larg objektivave të dakordësuara në Deklaratën e Poznanit, ku pretendohet për “Rritje të nivelit të regjistrimit dhe përfundimit të arsimit fillor të romëve në 90 për qind” dhe shkalla e përfundimit të arsimit sekondar në 50 për qind”, dhe janë vetëm disa prej treguesve përse Ballkani Perëndimor mund të ketë ende një rrugë të gjatë përpara.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

TË FUNDIT

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

Bjellorusia është kërcënuar nga Ukraina, pretendon Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Ukraina ishte përpjekur të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më pare. Agjencia shtetërore...

Zbulohet bima e parë mishngrënëse që kap prenë nën tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar një bimë mishngrënëse që rrit nëntokë rrënjë që kapin gjahun, duke u ushqyer me krijesa nëntokësore si krimbat, larvat dhe brumbujt. Lloji i...