Mbyten 31 emigrantë në tentativë të shkuar ilegalisht në Angli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën 31 emigrantë janë mbytur pasi varka me të cilën po tentonin të shkonin nga Franca për në Angli u fundos.

Numri i viktimave është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.

Aksidenti shënon humbjen më të madhe të jetëve gjatë një tentative për kalimi ilegal në brigjet e Calais.

Gjatë këtij viti një numër rekord emigrantësh janë përpjekur që të shkojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Peshkatarët fillimisht raportuan se kishin gjetur 15 trupa në ujë por më pas roja bregdetare franceze gjeti dhe pesë trupa pajetë dhe pesë të tjerë në gjendje të pavetëdijshme.

Gazeta lokale franceze “La Voix du Nord” raporton se në barkë kanë qenë 50 persona.

Ministri francez Darmanin tha se katër trafikantët e dyshuar janë arrestuar.

Ngjarjen e rëndë kryeministri britanik, Boris Johnson e ka cilësuar si “tronditëse”.

Kreu i qeverisë britanike theksoi se do të donte që bashkë me Francën të bënim më shumë për të dekurajuar kalimin ilegal.

Rreth 22 mijë persona kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar me barka të vogla, dyfishi i numrit në 2020.

Qeveria britanike ra dakord që t’i paguante Francës 62.7 milionë euro për të rritur sigurinë në bregun e veriut.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzat për manipulim në luftën për FSHF

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2...

Ambasadorja e SHBA takim me kreun e Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ambasadorja thotë se...

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER