COVID tkurr shpenzimet, familjet evropiane harxhojnë më pak për festat e fundvitit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ndjesi qetësie dhe kujdesi ka përfshirë tregun e Krishtlindjes në qytetin e Frankfurtit, pavarësisht se ai është i hapur për të gjithë.

Për të shijuar një filxhan verë të zier, një rit i këndshëm i dimrit në kohët para pandemisë, klientët e maskuar duhet të kalojnë përmes një hyrjeje njëkahëshe në një kasolle të rrethuar, duke ndaluar në stacionin e dezinfektimit. Megjithatë, jo të gjithë e kanë problem.

“Ne jemi të lumtur që jemi këtu këtë vit dhe i jemi mirënjohës qytetit të Frankfurtit që na lejon të qëndrojmë këtu. Nuk e kemi problem t’u përmbahemi rregullave, si vendosja e maskës, të cilën duhet ta mbajmë edhe kur largohemi”, thotë Anuschka Haman, shitëse.

Shumica e eventeve të periudhës së festave në Gjermani dhe Austri janë anuluar. Me mbylljen e tregjeve largohen edhe paratë që turistët mund të shpenzojnë atje, por edhe në restorante, hotele, apo qendra tregtare.

“Ndërsa parashikimet në terma afatshkurtër për ekonominë janë të errëta, sidomos sa i takon konsumit privat, është më e qartë se më vonë, ndoshta në shkurt, njerëzit do të jenë tërësisht të mbrojtur, në gjendje të shijojnë normalisht jetën dhe të shpenzojnë si më parë”, shprehet Holger Schmieding, ekonomist i bankës Berenberg, Londër.

Sipas ekspertëve, kursimet e krijuara gjatë pandemisë do të mbeten në llogaritë bankare të familjeve derisa perspektiva ekonomike të jetë më optimiste.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzat për manipulim në luftën për FSHF

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2...

Ambasadorja e SHBA takim me kreun e Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ambasadorja thotë se...

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER