Frikë nga ‘Omicron’, BE ndalon udhëtimet nga zonat e rrezikut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Varianti i ri i COVID-19 i konstatuar së pari në Afrikën e Jugut përbën shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Omicron është pikasur tek udhëtarë nga Botsuana, Hong Kongu dhe Izraeli dhe ka mbërritur në Belgjikë, ku për tre javët e ardhshme baret dhe restorantet do të mbyllen në 11 të mbrëmjes, ndërsa klubet e natës do qëndrojnë të mbyllura.

“Kemi një rast të konfirmuar të këtij varianti. Është tek dikush që erdhi nga jashtë, që rezultoi pozitiv ndaj testit, që nuk ishte i vaksinuar dhe që nuk ishte infektuar më parë. Pra, kemi të bëjmë me një rast të konfirmuar”, u shpreh Frank Vandenborucke, ministër i Shëndetësisë, Belgjikë.

Ndërkohë, Britania, shtetet e BE-së, Zvicra dhe Australia kanë ndaluar udhëtimet nga rajonet e prekura, pavarësisht kundërshtimit nga OBSH.

“Udhëtimet duhet të pezullohen derisa të kemi një tablo të qartë të rrezikut që përbën ky variant. Udhëtarët që kthehen nga këto rajone duhet të respektojnë rregulla të rrepta karantine”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Ky variant i pestë mund të përhapet më shpejt për shkak të numrit të lartë të mutacioneve. Kompania “BioNTech” deklaron se do të zbulojë për 2 javë nëse vaksina aktuale e saj, “Pfizer”, funksionon ndaj Omicron-it. Në rast se jo, ajo do ta modifikojë vaksinën për ta bërë të përshtatshme për variantin e ri.

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Akuzat për manipulim në luftën për FSHF

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës. Cila është rruga deri në asamblenë zgjedhore të 2...

Ambasadorja e SHBA takim me kreun e Gjykatës së Lartë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ambasadorja thotë se...

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER