OBSH: Nuk e dimë ende nëse Omicron është më ngjitës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një numër më i madh shtetesh në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të të infektuarve me variantin e ri të covid-19 të quajtur Omicron. Shumë vende kanë vendosur të mbyllin kufijtë për udhëtimet ndërkombëtare ndërsa shkencëtarët janë ende në kërkim për të përcaktuar sesa i rrezikshëm mund të jetë ky mutacion i virusit.

‘Ne ende nuk e dimë nëse Omicron është më shumë i transmetueshëm, shkakton sëmundje më të rëndë, më shumë riinfektime apo ka më shumë rrezik për të mposhtur vaksinat.  Shkencëtarët e OBSH e në të gjithë botën po punojnë me urgjencë për tu dhënë përgjigje këtyre pikëpyetjeve. Shfaqja e Omicron është një tjetër kujtesë se megjithëse shumë prej nesh mund të mendojnë se i dhamë fund   COVID-19,  por nuk ka përfunduar”, u shpreh  kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Spanja është bërë shteti i fundit i cili ka raportuar rastin e parë me Omicron.  I infektuar është një pasagjer i rikthyer nga Afrika e Jugut, vendi ku u zbulua për herë të parë varianti i virusit.

Pjesa më e madhe e të infektuarve  në mbarë botën kanë qenë udhëtarë të ardhur nga jashtë. Rastet  e reja në Portugali dhe Skoci kanë shtuar  frikën se Omicron mund të përhapet edhe në nivel lokal.

Kufizimet e udhëtimit variojnë nga ndalimi i të gjitha fluturimeve në Marok deri tek ndalimi i hyrjes për vizitorët e huaj në Izrael dhe Japoni.

Mbretëria e Bashkuar me të tjera vende  po u bën thirrje të gjithë vizitorëve që të bëjnë një test PCR pas mbërritjes dhe të izolohen derisa individi të marrë një rezultat negativ të testit.

Shumica e anëtarëve të bashkimit evropian po zgjerojnë gjithashtu programet e tyre të vaksinimit. Nuk duhet harruar se Delta është ende varianti dominues.

Pavarësisht shqetësimit global, shkencëtarët pohojnë se janë të sigurt se nëse u jepet kohë do të jenë në gjendje të përshtaten ose të zhvillojnë vaksina për të luftuar variantin e ri nëse është e nevojshme. Por kanë ende nevojë për pak kohë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER