Zviceranët mbështesin masat shtrënguese kundër COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Votuesit zviceranë kanë përkrahur masat qeveritare për luftim të pandemisë së coronavirusit, kanë treguar rezultatet preliminare të një referendumi.

Më shumë se 60 për qind e banorëve kanë kundërshtuar propozimet për heqje të kufizimeve, përfshirë pasaportën e vaksinimit kundër COVID-19.

Referendumi i së dielës është mbajtur pasi organizatorët kanë thënë se pasaporta përbën kufizim të panevojshëm të lirisë.

Me më pak se dy të tretat e popullsisë së vaksinuar plotësisht, Zvicra është një prej vendeve me shkallën më të ulët të vaksinimit kundër koronavirusit në Evropën Perëndimore.

Prej fillimit të pandemisë, Qeveria zvicerane ka tentuar të balancojë kufizimet, duke vendosur masa për luftim të pandemisë, por edhe duke ruajtur sistemin e drejtpërdrejtë të demokracisë, në të cilin qytetarët e thonë fjalën e fundit.

Izolimet në Zvicër nuk kanë qenë kurrë të ashpra sa të vendeve fqinje.

Njerëzit kanë mundur të dalin jashtë sa herë kanë dashur dhe shkollat janë mbyllur vetëm për disa javë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER