Sebastian Kurz tërhiqet nga politika, hetohet për korrupsion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sebastian Kurz, i cili në tetor dha dorëheqjen nga posti i kancelarit të Austrisë pasi u vu nën hetim për korrupsion, largohet nga politika.

Kurz ka qenë figura dominuese e Partisë Popullore dhe jetës politike austriake nga 2017, kur u bë lider i partisë dhe më pas kancelar.

Kurz është bërë baba për herë të parë dhe kjo e motivoi për të marrë këtë hap. 35-vjeçari pranoi se kishte bërë disa gabime gjatë karrierës së tij 10-vjeçare po këmbënguli se nuk ishte as shenjtor, e as kriminel.

“Si Kancelar Federal, ju keni aq shumë vendime për të marrë çdo ditë, saqë në mëngjes e dini se do të merrni edhe vendime të gabuara. Jeni gjithmonë nën vëzhgim. Përveç kësaj, gjithmonë keni ndjenjën se jeni duke u gjuajtur”, tha Kurz.

“Dhe pikërisht për shkak se ka akuza kundër meje që janë në vëmendje prej disa muajsh, është e rëndësishme të them edhe një herë se mezi pres ditën, edhe nëse mund të duhen vite, kur të mund të provoj se akuzat kundër personit tim janë thjesht të gabuara”, shtoi ai.

Alexander Schallenberg, ish-ministri i Jashtëm zëvendësoi Kurz duke u bërë kancelar i vendit. Mediat austriake raportojnë  se Ministri i Brendshëm Karl Nehammer mund të zëvendësojë Kurz si kreu i  Partisë Popullore Konservatore Austriake dhe ndoshta të pasojë Schallenberg si kancelar.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER