Festivali i dritave në Amsterdam nën kufizimet anti-COVID

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë muajve të dimrit të errët, nga dhjetori në janar, Amsterdami kthehet në një muze dritash në qiell të hapur. Megjithatë, këtë vit, Festivali i Dritave do të mbahet në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë.

Instalacionet e krijuara nga artistë, stilistë dhe arkitektë mund të shihen në orët e para të mëngjesit, nga ora 7 deri në 9 dhe pasdite, nga ora 3 deri në 5.

Më pas, në qytet nuk do të ketë më trafik në qendër të qytetit, pasi pas orës 17 të gjitha dyqanet në Amsterdam duhet të mbyllin dyert. Me këto masa, qeveria holandeze synon të vërë nën kontroll infektimin nga COVID.

Për ata që dëshirojnë të shohin shfaqjen me drita sa më shumë të jetë e mundur, të rekomandueshme janë orët e mëngjesit.

Ajo mund të shijohet jashtëzakonisht mirë përmes një turi në kanalin e famshëm të qytetit, me festivalin që do të zgjasë deri më 23 janar.

Ai tërheq rreth një milion vizitorë, por nëse kjo shifër do të arrihet në këtë edicion të dhjetë, me kufizimet strikte, kjo mbetet për t’u parë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Putin: Po studiojmë përgjigjen e SHBA për Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin akuzon SHBA dhe NATO se po injoron kërkesat kryesore të Rusisë për sigurinë. Këtë koment që është i pari për...

Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes

Ismail Kadare feston sot 86 vjetorin e lindjes. I cilësuar si gjeniu i letrave shqipe, veprat e Kadaresë janë botuar n 45 gjuhë. Me këtë rast, Akademia...

Protestë kundër hartës së re gjyqësore në Shkodër

Gjyqtar, avokatë dhe shoqëria civile kundërshtojnë shkrirjen e gjykatave në Shkodër në një të vetme. Këshilli Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme në Shkodër...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER