Greqia dhe Zvicra vendosin masa të reja për udhëtarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Greqia dhe Zvicra kanë vendosur masa të reja anti-COVID sa u përket udhëtimeve në ato vende.

Risia për Greqinë është që ndalon hyrjen e qytetarëve nga vendet e treta, ndërsa Zvicra e bën të detyrueshme që edhe personate vaksinuar të paraqesin një test COVID, para udhëtimit si edhe gjatë qëndrimit në vend.

Greqia

Shtetasit e vendeve të treta e kanë përkohësisht të ndaluar në hyjnë në Greqi, nga çdo pikë hyrjeje, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Njoftimin e bëri Ministria e Jashtme në Shqipëri, ndërsa theksoi se ky ndalim nuk vlen për banorët e përhershëm të Shqipërisë.

Kjo masë e re e vendosur nga Greqia vjen për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes, duhet:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF, në adresën elektronike https://travel.gov.gr, përpara mbërritjes në Greqi.

2- Të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi. Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.

3- Një tjetër mundësi është paraqitja e testit negativ laboratorik PCR për COVID-19 brenda 72 orëve para mbërritjes, ose në një test të shpejtë (rapid test) brenda 48 orëve para mbërritjes.

“Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes, do t’u lejohet hyrja në vend, në qoftë se diagnostikohen negativë me një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë”, njoftoi ministria e Jashtme.

Pikat kufitare e Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë. Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Zvicra

Ministria e Jashtme njoftoi se duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...