Italia forcon masat kufizuese për të pavaksinuarit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumë qeveri në Evropë po targetojnë ata qytetarë të cilët për arsye nga më të ndryshme refuzojnë të vaksinohen.

Nga kjo javë në Itali hyn në fuqi ‘Super Green Pass’, e cila vërteton nëse je vaksinuar apo shëruar nga COVID. Ajo është dokumenti i domosdoshëm, i cili të lejon të hysh në bare dhe restorante e madje e në ambientet e jashtme. ‘Super Green Pass’ duhet edhe për të udhëtuar. Nuk vlen me te kesh një test negativ.

“Të pavaksinuarit kanë një mundësi më të madhe të sëmuren më rëndë. Një nga arsyet e kësaj konference është që të inkurajoj të gjithë italianët të cilët nuk janë vaksinuar, të shkojnë e të vaksinohen”, u shpreh Mario Draghi, kryeministri italian.

Edhe Rumania ka vendosur të forcojë kufizimet, por këtë herë ka në objektiv zonat më të rrezikuara nga covid. Qyteti veriperëndimor Cluj Napoca klasifikohet një zonë e kuqe për shkak të infektimeve të larta.

Hapësira publike sikundër restorantet, palestrat, eventet sportive do të funksionojnë në me vetëm 30% të kapacitetit.

Këto masa do të jenë në fuqi për të paktën dy javë.

Në Islandë, qendra në Reykjavik ka nisur të vaksinojë edhe fëmijët.

“Kishim diskutime. Vëllai i tyre është vaksinuar tashmë, është më i madh e kishim shumë debate. Për mua, për ta, nuk kishte kuptim të mos vaksinoheshim”, tha Arni Sigurdur Ingason.

Edhe në Suedi forcohen masat, rikthehet detyrimi për të punuar nga shtëpia. Shkak është bërë rritja e të infektuarve dhe situata në spitale.

Reduktohet numri i personave në hapësirat publike dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 23:00. Masat do të jenë në fuqi për dy javë.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kanabis me postë nga Britania e Madhe, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Green mail 2”. David Shehu dhe Mariglen Vata, të dy 18 vjeç, u...

E quajtën terrorist, shkrimtari tregon si nisi incidenti me muxhahedinët

Shkrimtari, Gjergji Thanasi ishte pjesë e incidentit të ndodhur në Panairin Veror të Librit në Durrës pasditen e së mërkurës, ku një grup muxhahedinësh...

Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "Arrest me burg" per 29-vjeçaren, Elinta Garo. Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në...

TË FUNDIT

Tensionet Kinë-Tajvan, ishulli reagon me stërvitje ushtarake

Tajvani mbajti një stërvitje ushtarake ditën e enjte, me raketa dhe topa që simuluan një përgjigje ndaj një sulmi eventual kinez. Gjithashtu, autoritetet e ishullit...

Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë

"Nisur nga dinamika e ngjarjes, sesi autorët janë vënë në ndjekje të viktimave, armët që kanë përdorur, mekanizmi, kanë ngritur dyshime të arsyeshme për...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?