Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka humbur jetën në moshën 65-vjeçare.
Lajmi është dhënë nga zëdhënësi i tij, David Cuillo nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Presidenti David Sassoli ndërroi jetë në orën 1.15 të mëngjesit të 11 janarit në Aviano Itali, ku u shtrua në spital. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët në vijim”, thuhet nga zëdhënësi i tij.
Të hënën Cuillo njoftoi se Sassoli ishte në spital që nga 26 dhjetori “për shkak të një komplikacioni të rëndë në sistemin imunitar” dhe se të gjitha aktivitetet zyrtare të tij ishin anuluar.
Më herët, presidenti i Parlamentit Evropian ishte diagnostikuar me leucemi, por në shtator ai vuante edhe nga pneumonia.
Një ish-prezantues i lajmeve televizive në Itali, mandati i Sassolit si kreu i Parlamentit Evropian do të përfundonte këtë muaj, në gjysmë të mandatit legjislativ pesë-vjeçar i cili filloi në 2019.
LEXONI GJITHASHTU: