I jepet lamtumira presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësues të Bashkimit Europian dhe zyrtarët italianë i kanë dhënë sot lamtumirën David Sassolit, presidentit të Parlamentit Europian i cili u nda nga jeta tri ditë më parë.

Funerali i zyrtarit të lartë është mbajtur në kishën ‘Santa Maria degli Angeli’, në Romë, në praninë e personaliteteve më të larta të politikës italiane dhe asaj evropiane si presidenti Sergio Mattarella, kryeministri Mario Draghi, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel etj.

Sassoli u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai u prek nga pneumonia në shtator dhe ishte shtruar në spital që nga muaji dhjetor i vitit të shkuar.

 

 

 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Numër i lartë infektimesh në Kosovë

Në Kosovë janë raportuar katër persona të vdekur dhe 3,617 raste të reja të infektimit me COVID-19, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Këto raste...

PS pritet të zyrtarizojë kandidatët për kryetarë në 6 bashki

Partia Socialiste do të mbledhë të premte kryesinë, ku pritet të zyrtarizohen kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6...

Regjistrohu për të marrë NEWSLETTER