Të dielën, autoritetet në Danimarkë hoqën një sërë kufizimesh për COVID-19 dhe lejuan rihapjen e disa vendeve, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron.
Kinematë, kopshtet zoologjike, muzetë dhe teatrot janë ndër vendet që mund të mirëpresin sërish vizitorë. Një numër i kufizuar spektatorësh gjithashtu u lejuan të merrnin pjesë në ngjarje sportive të brendshme dhe të jashtme.
Vizitorëve u kërkohet të mbajnë maska në shumicën e këtyre vendeve dhe të japin prova se ata janë vaksinuar, ose së fundmi kanë rezultuar negativë për COVID-19.
Qeveria po planifikon të lehtësojë më tej kufizimet e koronavirusit në Danimarkë, një vend me 5.8 milionë banorë, më 31 janar.
Varianti Omicron ka më pak gjasa të shkaktojë sëmundje të rënda sesa varianti i mëparshëm Delta, sipas studimeve të hershme.
Omicron përhapet më lehtë se llojet e tjera të koronavirusit dhe tashmë është bërë dominues në shumë vende.
LEXONI GJITHASHTU: