Deputetët kërkojnë dorëheqjen e Boris Johnson

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Boris Johnson po lufton për postin e tij si kryeministër i Britanisë, pasi mori pjesë në festa duke thyer rregullat anti-COVID të vendosura nga qeveria që ai drejton.

Johnson akuzohet se ka mashtruar publikun dhe parlamentin në lidhje me festat me alkool që u zhvilluan në 10 Downing Street, në Londër.

Jo vetëm opozita, por edhe anëtarë të partisë së tij Konservatore po i kërkojnë që të japë dorëheqjen.

Kritika ka pasur edhe nga ish-këshilltari kryesor i tij, Dominic Cummings, i cili tha se kryeministri ishte paralajmëruar për festën në Downing Street, përpara ngjarjes.

Konservatorët tani po rikonsiderojnë vlerat e njeriut që i ndihmoi të fitonin votën e Brexit, dhe mori një shumicë votash në zgjedhjet e fundit.

A është kjo hera e parë që Johnson shkel rregullat anti-COVID?

Në pranverën e vitit 2020, gjatë karantinës prej COVID në Angli, Johnson mori pjesë në një festë “BYOB” (“sillni pijen tuaj”) në kopshtin e Downing Street.

Në atë kohë, qytetarët në Britani e kishin të ndaluar të dilnin nga shtëpia për shkak të kufizimeve, përveçse për të bërë pazarin, apo për stërvitje.

Ligji ndalonte mbledhjet me më shumë se dy persona në vende publike, përveç rasteve kur ishin anëtarë të së njëjtës familje, apo ishin mbledhur për arsye pune.

Rreth 30 persona mësohet se kanë marrë pjesë në festën e fundit në Downing Street. Megjithatë, avokatët theksojnë se vendi nuk është një hapësirë ​​publike.

Disa mbledhje të tjera janë raportuar në fund të 2020 dhe në prill të 2021 në Downing Street, ku në dy prej festave ka marrë pjesë stafi i Johnson. Njëra nga festat u mbajt natën përpara funeralit të Princit Philip, në një kohë kur ndalohej grumbullimi i njerëzve në ambiente të mbyllura.

Johnson nuk mori pjesë në këto festa, dhe më vonë, zyra e tij i kërkoi falje mbretëreshës, sipas BBC.

Çfarë po hetohet?

Nëpunësja e lartë civile Sue Grey po zhvillon një hetim për natyrën e përgjithshme të grumbullimeve në Downing Street, dhe nëse duhet të merret ndonjë “masë disiplinore individuale”. Nën hetim janë edhe zyrtarë të lartë, përfshi kryeministrin.

Johnson u ka bërë thirrje deputetëve që të presin rezultatin e hetimit të Grey, përpara se të gjykojnë sjelljen e tij. Rezultatet e hetimit të Grey pritet të dalin javën e ardhshme.

A mund të pushohet kryeministri pa zgjedhje?

Ndryshe nga SHBA, Britania e Madhe nuk e zgjedh drejtpërdrejt kryeministrin e saj, kështu që, si lider i Partisë Konservatore në pushtet, Johnson varet nga mbështetja e deputetëve të tij.

Deputetët konservatorë që vënë në pikëpyetje aftësinë e Johnson për të udhëhequr vendin mund të paraqesin letra mosbesimi ndaj tij.

Nëse 54 deputetë brenda partisë së vetë kryeministrit dorëzojnë letra mosbesimi ndaj tij, kjo do të çonte në votëbesim, i cili nga ana tjetër do të shkaktonte një garë lidershipi nëse kryeministri humbet votat.

Vetëm një pjesë e vogël e deputetëve konservatorë kanë deklaruar publikisht mosbesimin ndaj kryeministrit, por të tjerët besohet se po konsiderojnë dërgimin e letrave privatisht, sipas BBC.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...