Ku fshihen paratë e oligarkëve rusë?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas Atlantic Council, rreth $1 trilionë dollarë të ‘parave të pista’ ruse janë të fshehura jashtë Rusisë.

Në një raport të vitit 2020, ata raportuan se 1/4 e kësaj shifre kontrollohej direkt nga presidenti Vladimir Putin dhe partnerët e tij të afërt të njohur si – oligarkë.

“Këto para mund të përdoren nga Kremlin për spiunazh, terrorizëm, ryshfete, manipulime politike, dezinformim dhe shumë qëllime të tjera dashakeqëse,” – thuhet në raport.

Si i bëjnë paratë oligarkët rusë?

Një tjetër raport i American National Endowment for Democracy, e akuzon Putin se i inkurajon oligarkët e tij që “të vjedhin nga buxheti i shtetit, të vënë gjoba ndaj bizneseve private si dhe të orkestrojnë monopolizimin e industrive fitimprurëse”.

Ku fshihen paratë?

Ishujt e Virgjër Britainkë / Foto: Getty Images

Historkisht, shumë nga paratë e pista të oligarkëve rusë janë fshehur nga Qipro – si pasojë e sistemit të favorshëm të taksave.

Sipas Atlantic Council, këto para transferohen me anë të kompanive guacë, të cilat quhen ‘guackë’ pasi kanë qëllim të fshehin pronarin e vërtetë.

Terriotore britanike si Ishujt e Virgjër apo Ishujt Cayman njihen gjithashtu si destinacione të favorshme për të fshehur paratë – të njohura ndryshe si ‘Parajsa Fiskale’.

Një tjetër mënyrë se si këto para fshihen janë edhe kryeqytetytet financiare si Nju Jorku dhe Londra – ku ato investohen duke marr mbrapsht përfitime të majme.

Oragnizata anti-korrupsion Transparency International ka deklaruar se të paktën $2 miliardë dollarë të oligarkëve rusë fshihet me anë të pronave imobilare në Londër.

Mënyra më e zakonshme se si këta oligarkë i fshehin paratë e tyre ama mbetet me anë të kompanive guackë.

Këta oligarkë punësojnë avokatët, bankierët dhe lobistët më të mirë në botë në mënyrë që të përpilojnë metoda të “ligjshme” se si ata mund të pastrojnë paratë ose t’i fshehin ato.

Një oligark i aftë ka shtresa të tëra kompanishë guackë anonmie që fshehin pronat e tij.

Raporti i Panama Papers në 2016, tregoi se si një kompani e vetme kishte krijuar mbi 2.071 kompani guackë për pasanikë të ndryshëm rusë.

Kush janë 10 mega-oligarkët rusë dhe ku investohen paratë e tyre?

Shtetasit më të pasur rusë thuhet të kenë humbur më shumë se $38 miliardë dollarë gjatë vitit 2022 si pasojë e sanksioneve të Perëndimit kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Së bashku, 10 oligarkët më të mëdhenj rusë kanë një pasuri prej $186 miliardë dollarësh, e cila mund të krahasohet me kompani si McDonald’s.

Metalet, Veprat e Artit, Luksi dhe Sportet

Këto janë disa nga industritë kryesore ku oligarkët rusë i kanë investuar paratë e tyre.

Rusi më i pasur, Vladimir Potanin ka 35% të aksioneve të kompanisë Nornickel.

Kjo është kompania më e madhe në botë për prodhimin e paladiumit – metalit të përdorur në industrinë e makinave, dhe nikelit – një metal thelbësor në prodhimin e baterive EV dhe energjisë së rinovueshme.

Lista e 10 oligarkëve më të mëdhenj rusë sipas Bloomberg dhe industritë ku ata janë të fokusuar / Credits: Visual Capitalist

Potanin është gjithashtu një koleksionist i madh i veprave të artit. Ai ka qenë pjesë e bordit të Muzeut të Gugenheimit prej 20 vitesh.

Arti dhe luksi janë të zakonshme mes oligarkëve rusë dhe jo vetëm, pasi blerja e veprave të artit shpesh konsiderohet si një nga mënyrat më të mira për të shmangur taksat dhe për të pastruar paratë.

Oligarkët rusë janë gjithashtu disa nga pronarët më të mëdhenj të çarterave privatë dhe superjahteve – disa prej të cilëve janë bërë objektiv i sanksioneve perëndimore, edhe pse shumë prej tyre kanë arritur tashmë në ‘ujëra të sigurt’ si Ishujt Karaibe.

Përveç artit dhe objekteve të luksit, oligarkët rusë kanë shumë investime edhe në industrinë e sportit.

Roman Abramoviç, dikur një prej shtetasve më të pasur rus – ka qenë për disa vite pronar i Klubit të Futbollit të Çelsit – një skuadër e bazuar në Londër.

Sa janë ndikuar ata nga sanksionet?

Kjo nuk është hera e parë që oligarkët rusë përballen me sanksione të forta ekonomike.

Në fakt, që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, 20 miliarderë rusë u sanksionuan nga BE, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Kanadaja.

Shumica prej tyre kanë prona të shumta dhe asete të regjistruara në emër të të afërmve të tyre, si dhe shumë prej pasurive të tyre ndodhen prej kohësh në parajsa fiskale si Ishujt e Virgjër Britanikë.

Për shembull, sapo u godit nga sanksionet, Alexey Mordashov i njohur si ‘baroni i çelikut’, i transferoi shumicën e investimeve të tij në flori tek gruaja e tij Marina.

Vendet perëndimore po hartojnë politika të ndryshme që kanë qëllim vendosjen e këtyre oligarkëve para përgjegjësisë por mënyrat e përdorura prej tyre për t’u fshehur i kanë rrënjët në probleme sistematike të cilat nuk përdoren vetëm nga oligarkët rusë por biznesmenë dhe miliarderë të të gjitha kombësive.

LEXONI GJITHASHTU: 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...


Sondazh