A iu pëlqen vendeve të Ballkanit ideja e Macron për një Europë me dy nivele?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpalosur idenë e një prej reformimeve më rrënjësore në strukturën e Bashkimit Europian ndër dekada – idenë e vendeve të nivelit dytë jashtë unionit, me të cilat ndan vlerat dhe hapësirën gjeografike.

Ai rekomandoi edhe përfshirjen e Britanisë, si dhe shteteve të tjera që janë prekur apo janë ndjerë të kërcënuara nga pushtimi rus: Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Po për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor? Si i kanë tingëlluar fjalët e Macronit një rajoni që ka përjetuar vonesa të stërzgjatura në rrugëtimin drejt anëtarësimit të tyre në BE?

Shqipëri, ku aplikimi është bërë në vitin 2009, ideja e një Europe me dy nivele është pritur me doza realiste dhe dorëzimi, pas aplikimi për të hyrë në BE ka ngecur si pasojë e rrugëtimit të përbashkët me Maqedoninë e Veriut. Kërkesa e kësaj të fundit është bllokuar disa here nga vendet anëtare, së fundmi edhe Bullgaria.

“Ai [Presidenti Macron] kishte të drejtë edhe pesë vjet më parë, kur foli për një rrugë tjetër drejt integrimit, por pak gjëra kanë ndryshuar që atëherë”, tha zyra e Kryeministrit të Shqipërisë për Euronews Albania.

“Sidoqoftë, është koha të mendojmë dhe të ecim përpara drejt një komuniteti të ri demokracish europiane, por, thënë këtë, unë nuk jam edhe aq optimist se do të ndodhë diçka në thelb ndryshe nga ajo që sillet rreth të njëjtit gravitet të zakonshëm”.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku, i ka parë komentet e Macronit si një shenjë se Këshilli Europian – i cili përbëhet nga krerët e qeverive apo shteteve të vendeve anëtare dhe udhëzon orientimin e përgjithshëm të unionit – do të vendosë kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në takimin e ardhshëm që do të mbahet këtë qershor.

Tabaku, teksa theksoi rëndësinë e integrimit në BE si një mjet për të siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëqenien rajonale, është e mendimit se lufta në Ukrainë vendosi një ‘theks ndryshe mbi Ballkanin Perëndimor’, i cili nxjerr në pah sesa ‘e thjeshtë është të prishësh balanca shumë të rëndësishme’.

Sipas saj, kjo është arsyeja përse Ballkani Perëndimor po kthehet sërish në qendër të vëmendjes.

Maqedonia e Veriut, e cila aplikoi për anëtarësim në 2004, ka një qëndrim disi më pozitiv. Sipas një zëdhënësi të qeverisë, ideja e Macronit paraqet ‘një mundësi të shkëlqyer për të bërë bashkë shtetet që dështuan, apo nuk kishin dëshirë t’i bashkoheshin unionit, marrë shkas nga situata e re gjeopolitike’.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u tregua më i kujdesshëm. Ai tha se nuk ka biseduar me Macron prej më shumë se një muaji dhe se nuk do të ndërhynte në procese vendimmarrjeje brenda Bashkimit Europian.

“Unë do të doja të dëgjoja planin e tij përfundimtar, në mënyrë që të jap një deklaratë”, tha Vuçiç për mediat në Serbi.

Serbia i ka nisur bisedimet me Brukselin, por ka pak të ngjarë për një përparim të prekshëm drejt anëtarësimit, deri në momentin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Kosovën.

Zyrtarët në Kosovë, vendi i cili ka aktualisht statusin kandidat potencial, nuk kanë komentuar ende mbi idenë e Macronit.

Bosnja dhe Hercegovina ka të njëjtin status me Kosovën. Vendi aplikoj për t’u anëtarësuar në BE në 2016, por sipas një shënimi informues të Parlamentit Europian, ‘paqëndrueshmëritë politike të brendshme dhe mungesa e reformave politike kanë zbehur perspektivën e vendit t për t’u anëtarësuar në BE.’

Mali i Zi ka aplikuar për anëtarësim në BE në 2008, ndërsa negociatat u çelën katër vite më pas.

LEXONI GJITHASHTU


2 COMMENTS

  1. Europa e Bashkuar eshte aktualisht me d’y nivelle dhe shtypi portugeze, spanjoll, italiane, etj, prej kohesh e ngre kete problem, madj

  2. Madje kjo krijoi pa kenaqesi e ndaj Gjermanise si lokomotive e BE.

    Hezitimi i gjate per zgjerimin ka te beje me frike e prishjes se ekuilibrave te breikonte per ndeshme te deritanishem, ku veto e anetareve te rinj nga vendet ish komuniste do te rrezikonte balançant.

    Ne kete kuader Presidentit Makron propozon nje BE me tre nivelle, ku perfshihen rishtaret e Ballkanit Perendimor.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here



Etiketimet

Burri i mësueses së vrarë në SHBA, ‘vdes nga pikëllimi’

Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Joe...

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk...

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

TË FUNDIT

Burri i mësueses së vrarë në SHBA, ‘vdes nga pikëllimi’

Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak. Joe...

Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti

15 nga 61 bashki të vendit janë zhytur në borxhe, ndërsa dy prej tyre janë në prag falimenti. Pra, 25% e pushtetit vendor nuk...

BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve

Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë....

Policët duan psikologë, profesion me risk të lartë për gjendje stresi

Përfshirja e policëve në sjellje agresive edhe me pasoja të rënda, ka bërë që ekspertët të kërkojnë monitorim psikologjik të tyre. Vetëm këtë javë...

Pallati në Vlorë rrezikon të shembet, banorët: Është ndërhyrë në strukturë

Punimet në strukturën e katit të parë të një pallati parafabrikat në Vlorë rrezikojnë shembjen e ndërtesës 5-katëshe. 40 familje jetojnë në këtë pallat. Leja...