Një shtetas saudite përballet me akuza për dëmtim të monumenteve historike të Romës pasi zbriti shkallët historike spanjolle të qytetit me makinën e tij Maserati të cilën e kishte marrë me qira, raporton CNN.
37-vjeçari, i paidentifikuar, u kap në aeroportin Malpensa të Milanos, pasi policia e identifikoi atë përmes kompanisë së makinave me qira nga imazhet e automjetit të kapur nga kamerat e sigurisë.
Ai akuzohet për dëmtim të rëndë të trashëgimisë kulturore dhe monumenteve
Pamjet video të incidentit të publikuara nga policia tregojnë makinën duke u futur në zonën e këmbësorëve mbi shkallët historike, të cilat janë dëmtuar si pasojë e peshës së automjetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nuk deklaroi aksionet në Twitter, paditet Elon Musk
- Paditet eurodeputetja, akuzoi rojet kufitare polake për dhunë ndaj emigrantëve