Partia politike në pushtet në Suedi, Social-Demokratja, tha më 15 maj se mbështet anëtarësimin e vendit në NATO, duke hequr dorë kështu nga një politikë kundër bashkimit në aleanca ushtarake, dhe duke i hapur rrugën vendit që të aplikojë për anëtarësim në aleancën perëndimore.
Ky njoftim vjen teksa është rritur mbështetja publike dhe politike në Suedi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Partia Social-Demokrate tha të dielën se nëse aplikimi i Suedisë miratohet, ky shtet do të punonte që të shprehë “rezervat e njëanshme kundër vendosjes së armëve bërthamore në bazat e përhershme në territorin e Suedisë”.
Ky njoftim nga Suedia vjen disa orë pasi shteti fqinj, Finlanda, po zyrtarisht njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Suedia, që ishte shtet neutral edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, edhe pse ka krijuar raporte të afërta me NATO-n që prej viteve ’90.
Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të pasohet me përgjigje të Moskës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti finlandez njofton Putinin mbi aplikimin për hyrjen në NATO