Gjykata e Lartë e Gjermanisë ka miratuar një mandat për punonjësit e shëndetësisë që të vaksinohen kundër COVID-19.
Gjykata Kushtetuese Federale njoftoi të enjten se kishte refuzuar ankesat kundër vaksinimit, masë e cila hyri në fuqi në mes të marsit.
Gjykata tha se mbrojtja e njerëzve në spitale dhe azile është më e rëndësishmja në këtë kohë pandemie.
Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se “shteti është i detyruar të mbrojë grupet e cenueshme”.
Lauterbach falënderoi gjithashtu institucionet shëndetësore që kanë zbatuar mandatin, duke thënë se ata kanë ndihmuar në parandalimin e më shumë vdekjeve nga varianti Omicron.
76% e popullsisë së Gjermanisë kanë marrë dy vaksina kundër COVID-19, ndërsa 60% kanë marrë vetëm një vaksinë përforcuese.
LEXONI GJITHASHTU: