BE pezullon rregullat e borxhit për shkak të pasigurisë ekonomike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të 2023-shit, në një kohë pasigurish ekonomike dhe rënie të rritjes të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Rregullat e të ashtuquajturit Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit janë pezulluar që nga nisja e pandemisë në 2020-n për t’u lejuar qeverive më shumë hapësirë për manovra për të luftuar kolapsin ekonomik.

Vende si Italia, me një borxh prej 160 për qind të GDP-së, ose Greqia që e ka mbi 200% nuk do të jenë në gjendje të përshtaten.

“Nuk duam të japim mesazhin se ndodhemi në të njëjtën situatë kur po reagonim ndaj pandemisë. Asokohe, reagimi duhej të ishte patjetër universal, në mbështetje të të gjithë sektorëve. Tani do ta përdorim klauzolën e shmangies së rregullave për të lehtësuar tranzicionin nga kjo mbështetje universale në një mbështetje më individuale”, tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për Ekonominë.

Në të njëjtën kohë, Eurozona përballet me një seri tronditjesh ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve rëndohet nga konflikti, shoqëruar me izolimin e Kinës në kuadër të politikës “Zero-COVID”.

A mund të çojë kjo drejt një recesioni? Gentiloni thotë se situata nuk është aq e rëndë, por rreziqet mbeten.

“Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe nëse do të kemi probleme me furnizimin e energjisë, rreziku për të hyrë në një terren të minuar mund të materializohet. Nuk kemi arritur në këtë pikë dhe mënyra më e mirë për ta shmangur atë është që vendet me borxhe të larta të përdorin burimet e Gjeneratës së Ardhshme të BE-së. Vetëm kështu ato do mund të kenë një politikë fiskale ekspansioniste në këto kohë të vështira”, u shpreh Gentiloni.

Plani për të zgjatur pezullimin e rregullave fiskale të Eurozonës vjen në kohën kur pritet që presioni inflacionist të detyrojë BQE-në të ngrejë normat e interesit, duke i dhënë fund politikës së lirshme monetare.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kurti: Kujtimin për familjen Jashari ta shndërrojmë në përjetësi

Albin Kurti mbajti mbledhja e pestë tw komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë mbledhje, që zgjati tre orë, u prezantua...

Nëna hidhet me foshnjën e saj nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë

Një nënë me fëmijën e porsalindur është hedhur nga kati i dytë i maternitetit në Sarandë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00...

A është dielli i dëmshëm për shëndetin?

Dielli është i mirë, i shëndetshëm dhe shmang depresionin, shkruan KosovaPress. Përfitimet e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, në fakt, janë shumë më të ulëta...

TË FUNDIT

Bjellorusia është kërcënuar nga Ukraina, pretendon Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha të shtunën se Ukraina ishte përpjekur të godiste objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më pare. Agjencia shtetërore...

Zbulohet bima e parë mishngrënëse që kap prenë nën tokë

Shkencëtarët kanë zbuluar një bimë mishngrënëse që rrit nëntokë rrënjë që kapin gjahun, duke u ushqyer me krijesa nëntokësore si krimbat, larvat dhe brumbujt. Lloji i...