Kryeministri i Italisë, Mario Draghi deklaroi se vendi i tij po synon të lirojë eksportet e drithërave të bllokuara në portet e Detit të Zi.
Deklaratën, Draghi e dha për gazetarët të enjten, pas një telefonate të zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin, raporton Reuters.
“Iniciativa e parë që mund të fillohet të eksplorohet është të shihet nëse mund të ndërtohet një bashkëpunim midis Rusisë dhe Ukrainës për të zhbllokuar portet e Detit të Zi”, tha Draghi.
Draghi tha se së shpejti do të bisedojë edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për këtë çështje.
Ditën e djeshme, Putin u shpreh se Moska është e gatshme të japë një ‘kontribut të rëndësishëm’ për të shmangur një krizë globale ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet e vendosura.
LEXONI GJITHASHTU