Afrika është ‘peng’ i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, thotë Zelenski

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi gjatë një fjalimi drejtuar vendeve të Bashkimit Afrikan (AU), se Afrika është ‘peng’ i luftës së Rusisë ndaj vendit të tij.

Pushtimi rus dhe bllokimi i eksporteve të grurit të Ukrainës mund të bëjë që miliona njerëz në botë të vuajnë nga uria, shkruan BBC.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, u shpreh Zelenski në fjalimin e tij.

Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në negociatat komplekse për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

“Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja. Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë luftën në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”, theksoi Zelenski.

Kryetari i komisionit të AU nënvizoi se kishte një nevojë urgjente për dialog për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë. Bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

Ndërsa, Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell tha të hënën se bllokimi i eksporteve ukrainase të grurit nga ana e Rusisë, përbën krim lufte.

Borrell bëri thirrje për zhbllokimin e porteve në jug të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Zyrtari italian: Të gjendet një zgjidhje për dialogun Kosovë-Serbi

Italia inkurajon dialogun Kosovë-Serbi dhe se për këtë çështje duhet të gjendet një zgjidhje. Kështu u shpreh nënsekretari Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë,...

Investitor strategjik për Pallatin e Brigadave, kthehet në pikë turistike

Ministria e Kulturës i ka hapur rrugën menaxhimit të integruar Pallatit të Brigadave, me partner strategjik, me arsyetimin se ky ansambël historik duhet të...

TË FUNDIT

Siria njeh si vende të pavarura rajonet pro-ruse, Luhansk dhe Donetsk

Siria ka vendosur të njohë zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donetsk. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore siriane...

Prençi kundër Peleshit: 4 helikopterë s’kushtojnë më shumë se 12 mln euro

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi se Shqipëria i ka mundësitë financiare për të blerë helikopterë për shuarjen e zjarreve, duke dalë kundër...