Një gjykatë në Moskë zgjati periudhën e paraburgimit të një ligjvënësi komunal, i cili akuzohet se ka kritikuar aksionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Gjykata e Qarkut Meshchansky e Moskës urdhëroi që Alexei Gorinov të mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit të tij, shkruan The Washington Post.
Gorinov, një anëtar i këshillit bashkiak të rrethit Krasnoselsky të Moskës, është mbajtur në burg që nga arrestimi i tij në muajin prill.
Ai u akuzua për diskreditim të ushtrisë së vendit pasi foli kundër aksionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë gjatë seancës së këshillit në mars.
Gorinov hodhi poshtë akuzat dhe këmbënguli se kishte shprehur pikëpamjet e tij politike.
LEXONI GJITHASHTU