Johnson nën presion pas humbjes katastrofike të konservatorëve në dy rajone

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson pësoi një disfatë të thellë në zgjedhjet e brendshme të parakohshme, të zhvilluara në dy rajone, Tiverton & Honiton dhe Wakefield.

Pas kësaj humbjeje, janë shtuar dyshimet për të ardhmen e Johnson në krye të qeverisë britanike, shkruan Reuters.

Disfata, sidomos në rajonin e Tiverton, një bastion i konservatorëve, tregon se koalicioni qeverisës mund të kriset.

“Është absolutisht e vërtetë që kemi pasur disa rezultate të vështira të zgjedhjeve të brendshme. Unë mendoj se si qeveri duhet të dëgjoj se çfarë thonë njerëzit,”  tha Johnson pas rezultateve.

Pak ditë më parë, Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit, pas votimit të deputetëve të Partisë Konservatore.

211 anëtarë të partisë (58.8%) votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër.

Ai është vënë në qendër të vëmendjes prej disa muajsh, pasi u konstatua se kishte marrë pjesë në disa festa në kohën kur vendi ishte nën izolim për shkak të pandemisë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Siria njeh si vende të pavarura rajonet pro-ruse, Luhansk dhe Donetsk

Siria ka vendosur të njohë zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikave Popullore të Luhanskut dhe Donetsk. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore siriane...

Prençi kundër Peleshit: 4 helikopterë s’kushtojnë më shumë se 12 mln euro

Ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi se Shqipëria i ka mundësitë financiare për të blerë helikopterë për shuarjen e zjarreve, duke dalë kundër...

TË FUNDIT

Rreth 600 të infektuar me COVID-19, më shumë se gjysma në Tiranë

Numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka ardhur sërish në rritje gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë tha se në 1534...

Përfshirja e suksesshme e romëve në tregun shqiptar të punës

  Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian në tregun e punës është një nga sfidat më të vështira. Organizatat për të drejtat e romëve thonë...