Pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, Gjermania ka rritur eksportin e produkteve të saj në Rusi.
Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave tregojnë një rritje prej thuajse 30 përqind në muajin maj, krahasuar me muajin paraardhës.
Megjithatë, pjesa dërrmuese e eksporteve përbëhet nga produkte farmaceutike, të cilat bëjnë përjashtim nga sanksionet ndërkombëtare.
Në dy muajt e parë pas nisjes së agresionit në Ukrainë, eksportet kishin rënë ndjeshëm, në mars me 60 përqind krahasuar me një muaj më parë dhe në prill me 10 përqind.
Më herët, kancelari gjerman, Olaf Scholz u shpreh se njerëzit në Gjermani duhet të qëndrojnë së bashku për të përballuar sfidën historike të rritjes së kostove të jetesës të shkaktuar nga agresioni rus ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU