Të paktën një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosën nga bombardimet e forcave ruse në qytetin e Sloviansk, që ndodhet në rajonin e Donetsk.
Lajmin e ka bërë të ditur të martën administrata ushtarake e qytetit, shkruan CNN.
“Tregu qendror mori flakë. Qendra e qytetit si dhe lagjet Varshava, Pivnichny, Slovkurort u prekën nga bombardimet. Shkalla e dëmit është duke u konstatuar”, thanë autoritetet lokale.
Forcat ruse po përpiqen të depërtojnë më thellë në lindje të Ukrainës dhe të marrin tërë rajonin e Donetsk, pas marrjes së Luhanskut.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u takua të hënën me presidentin Putin, të cilit i raportoi se trupat ruse kishin marrë nën kontroll Luhanskun, që së bashku me provincën fqinje të Donetsk, që përbëjnë zonën industriale të Donbasit.
LEXONI GJITHASHTU