Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre vitet e fundit që nga rënia e të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Gratë dyshohet se kanë lidhje me organizatën terroriste, pasi kanë udhëtuar në rajon në vitet që grupi ishte ende aktiv.
Gjatë viteve të fundit, Franca ka hezituar të riatdhesojë shtetasit e saji duke deklaruar se ata duhet të gjykoheshin aty ku ishin kryer krimet e tyre.
Autoritetet ishin fokusuar pothuajse ekskluzivisht në riatdhesimin e fëmijëve rast pas rasti, por mbi 200 mbetën atje edhe pas këtij operacioni të fundit.
Në shkurt, Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dënoi Francën për shkeljen e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve duke i ekspozuar këta fëmijë ndaj trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues dhe duke minuar të drejtën e tyre për jetë.
LEXONI GJITHASHTU: