Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore.
Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të përballojnë kryerjen e testeve paraprake. Lioni rezulton qyteti më i prekur nga vala e radhës e variantit Omicron.
“Prej një jave po shohim një rritje të numrit të testeve dhe rasteve pozitive. Dhe sot kemi kryer mbi 30 teste, në një kohë kur ishim mësuar të bënim më pak. Ato janë thuajse të përditshme dhe 1 në 2 raste janë pozitive. Prandaj mund të themi se infektimet janë shtuar ndjeshëm”, thotë Erwan Greaud, një farmacist në Lion.
Autoritetet franceze u kanë kujtuar qytetarëve rëndësinë që të mbajnë maska, sidomos në vende të populluara dhe në transportin publik.
Rastet pozitive kanë arritur pikun edhe në Gjermani, me thuajse 150 mijë në ditë, një shifër kjo pak më e ulët se ajo e regjistruar të dielën në Britani, 154 mijë e 557. Ndërsa në Itali rastet e reja kanë qenë 132 mijë e 274 në 24 orët e fundit.
Trendi në rritje i infektimeve është i ngjashëm edhe në vende të tjera, në një kohë kur kushtet për përhapjen e tyre janë më të përshtatshme se kurrë për shkak të udhëtimeve për pushimet verore.
LEXONI GJITHASHTU