Kohë të vështira për Johnson, tenton të mbijetojë pas valës së dorëheqjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Boris Johnson po përpiqet të qëndrojë në pushtet pavarësisht valës së dorëheqjeve nga radhët e qeverisë së tij.

Ministri i ri Nadhim Zahawi ka bërë thirrje për unitet pasi paraardhësi i tij, ministri i Shëndetësisë dhe sekretarë të tjerë dhanë dorëheqjen.

Por kryeministri është tronditur nga 6 dorëheqje të tjera që e çojnë numrin e të larguarve në ditët e fundit në 16.

“Është pikërisht në kohë të vështira, kur vendi përballet me presion ekonomik, me probleme buxhetore dhe me luftën më të madhe në Evropë në 80 vitet e fundit që qeveria duhet të vazhdojë punën dhe të mos e braktisë atë. Ndaj ne duhet të vazhdojmë me punën tonë dhe të fokusohemi tek gjërat që kanë rëndësi për qytetarët e vendit tonë”, u shpreh Johnson.

Ndërsa lideri i laburistëve, Keir Starmer e cilësoi hemorragjinë e dorëheqjeve si “arratinë e minjve nga anija që po mbytet”.

“Ishte e njëjta situatë kur u abuzua me paratë e taksapaguesve dhe ishte e njëjta situatë kur ai dhe miqtë e tij festonin gjatë bllokadës. Kushdo që po jep dorëheqjen tani, pasi i mbrojti këto ngjarje, nuk i ka mbetur pikë integriteti. A nuk është ky rasti i minjve që ia mbathin nga anija që mbytet?”, tha Keir Starmer, lider i Partisë Laburiste.

Në Parlamentin britanik janë shtuar thirrjet që rregullat e komisionit të konservatorëve të vitit 1922 të ndryshojnë, në mënyrë që ndaj Johnson të mbahet një tjetër votëbesim.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Pezullimi i nënkomisares së Elbasanit i shpejtuar’, avokati: Tha mendimin e saj

Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendim të shpejtuat atë të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit që pezulloi nga detyra nënkomisaren e Elbasanit...

VIDEO| Demi i arratisur nga thertorja shkatërron lokalin

Një dem shkaktoi panik në Lima të mërkurën pasi u arratis nga një kamion që po e transportonte në një thertore. Demi i frikësuar u...

Kosova ndalon patinat elektrike: Shkaktuan 30 aksidente në 6 muaj

Që nga 15 gushti në sheshet dhe rrugët e Prishtinës ku ka shumë këmbësorë, ndalohen të qarkullojnë patinat elektrike. Ato kanë shkaktuar 30 aksidente në...

TË FUNDIT

5 kg heroinë në valixhe, si tentoi t’i shmangej autoriteteve 81-vjeçarja

Një 81-vjeçare që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës nën dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës me vlerë...

Studentja serbe: S’kam frikë të flas shqip, në Tiranë kam njerëz që i quaj familje

Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe. Në një intervistë për...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?