Mbreti italian i kokainës ekstradohet nga Brazili pas dekadave në arrati

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga njerëzit më të kërkuar në Itali, mafioz Rocco Morabito, ka mbërritur në Romë pasi u ekstradua nga Brazili, ku kishte qenë i fshehur.

I njohur si “mbreti i kokainës së Milanos”, Morabito u arrestua në maj të vitit të kaluar në një operacion të përbashkët të policisë braziliane dhe italiane, shkruan BBC.

55-vjeçari do të vuajë dënimin me 30 vite burg për trafik droge.

Bosi i mafies kaloi dekada në arrati duke përdorur një identitet të rremë në Amerikën e Jugut.

Policia më në fund e gjurmoi vitin e kaluar në João Pessoa, një qytet port në Brazilin verilindor, ku ai u arrestua së bashku me një tjetër anëtar të grupit mafioz ‘Ndrangheta, Vincenzo Pasquino.

Mbërritja e Rocco Morabito në Romë i jep fund një gjuetie prej dekadash.

I lindur në qytetin kalabrez të Afrikos dhe me lidhje familjare me bosin mafioz Giuseppe Morabito, Rocco Morabito u bë një figurë kyçe në ‘Ndrangheta, rrjeti kriminal që kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Itali dhe më gjerë.

Si i ri, Morabito shpejt bëri emër si trafikant droge në Milano, duke krijuar rrugë kyçe të kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut në qytetin italian.

Teksa tentoi të ndërmjetësonte një marrëveshje për të importuar më shumë se një ton kokainë nga Amerika e Jugut, ai u zhduk. Sipas policisë ai iku në Brazil, ku jetonte me emrin e rremë Francisco Capeletto.

Nga atje, u zhvendos në Uruguain fqinj, ku jetoi në Punta del Este për të paktën 13 vjet.

Atje kishte marrë me qira një shtëpi luksoze, duke e mbushur me vepra arti, por fqinjët thanë se ai ngiste një makinë modeste dhe vetëm kur organizoi një festë luksoze për ditëlindjen e vajzës së tij, ata kuptuan se ai ishte shumë i pasur.

Pikërisht kur Morabito e regjistroi vajzën e tij në shkollë me emrin e saj të vërtetë, policia e vuri nën vëzhgim. Ai u prangos një vit më parë. Në shtëpinë e Morabito policia gjeti një armë, 13 telefona celularë dhe 150 fotografi të Morabitos me përmasa të pasaportës me maska të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Jazexhi: Rushdie e përdori provokimin ndaj botës islame për të promovuar veten

Gazetari Olsi Jazenxhi tha se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie nga një i ri mysliman në Nju Jork është rrjedhojë e urrejtjes së të...

Plagosi me thikë fqinjin për motive pronësie, arrestohet 68-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë mesditën e së dielës në lagjen nr.4 të qytetit. Burime nga blutë e qytetit...

Fluks automjetesh Kapshticë, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Numri i hyrjeve është në nivele të larta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku në datën 13 gusht kanë hyrë 7475 shtetas...

TË FUNDIT

1 i plagosur me thikë pas konfliktit mes fqinjëve në Korçë

Konflikti mes dy fqinjëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës Demokracia, pak minuta...

Ministritë ‘zgjidhin’ qeset; s’ka më mësim me turne, investime edhe Shëndetësia

Viti shkollor që do të nisë në shtator nuk do të ketë më mësim me turne. Të paktën ky është angazhimi i Ministrisë së...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?