Ministria e Jashtme e Rusisë i cilësoi si të rreme raportet sipas të cilave, Turqia ka ndaluar anijen ruse të mallrave “Zhibek Zholy” ku dyshohet se transportonte grurë ukrainas.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Alexei Zaitsev tha se anija i ishte nënshtruar procedurave standarde në port, shkruan Reuters.
Ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar deklaroi pak ditë më parë se autoritetet doganore turke ndaluan anijen “Zhibek Zholy”.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse kanë nën kontroll që nga fillimi i pushtimit të Moskës në fund të shkurtit.
Por pretendimet e tyre janë hedhur poshtë nga Kremlini.
LEXONI GJITHASHTU