Turistëve nga BE do t’u duhet leje udhëtimi për të vizituar Britaninë e Madhe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria e Britanisë së Madhe planifikon të zbatojë skemën e Autorizimit Elektronik të Udhëtimit, e cila i detyron vizitorët të aplikojnë për leje për të vizituar vendin, përfshirë edhe ata nga vendet e Bashkimit Evropian.

Skema e re synon të krijojë një vendkalim kufitar ‘pa kontakt’ duke filluar nga viti 2024, shkruan Schengen Visa Info.

Disa pasagjerë do të mund të hyjnë në vend të përjashtuar nga përdorimi i portës së pasaportës elektronike ose duke folur me oficerin e Forcave Kufitare.

Skema e re që synon të reduktojë kohën e pritjes, kërkon që vizitorët të ngarkojnë një foto të tyre dhe ta dërgojnë atë në Home Office përpara udhëtimit.

Udhëtarët do t’i nënshtrohen një kontrolli paraprak, duke mundësuar identifikimin e tyre në kufi duke përdorur teknologjinë më të fundit.

Nga viti 2023, Home Office do të fillojë të prezantojë një skemë ‘Leje për Udhëtim’, ku personat që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe duhet të paraqesin një leje të tillë.

Të gjithë vizitorët, përfshirë evropianët, do të duhet të aplikojnë për një Autorizim Elektronik të Udhëtimit (ETA) që mund të kushtojë rreth 21 euro.

Skema do të provohet fillimisht në mars të vitit 2023 për vizitorët nga Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Omani dhe Bahreini, përpara se të prezantohet potencialisht për të gjithë vizitorët në mbarë botën deri në fund të vitit të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

26 viktima, traktori me rimorkio bie në një liqen në Indi

Një traktor bujqësor me një rimorkio plot me njerëz u përmbys dhe ra në një liqen në veri të Indisë, duke vrarë 26 persona,...

Të paktën 18 të plagosur nga shpërthimi i azotit të lëngshëm në Spanjë

Të paktën 18 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, kur një kazan me azot të lëngshëm shpërtheu gjatë një mbledhjeje...

Një uragan shkatërrues gjunjëzoi pjesë të SHBA-së

Ian, një nga uraganet më të forta dhe më të këqija që ka goditur ndonjëherë SHBA-në, mori 54 jetë, me 47 vdekje të konfirmuara...

TË FUNDIT

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?