Ministri i Jashtëm portugez shpreh përkrahjen për RMV-në në BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i punëve të Jashtme i Portugalisë  Zhoao Gomes Kravinjo ka qëndruar në vizitë zyrtare në Shkup, prej ku ka shprehur përkrahjen e vendit të tij në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Portugalia i premtoi Maqedonisë së Veriut ndihmë dhe mbështetje politike gjatë procesit të anëtarësimit në BE.

Ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Zhoao Gomes Kravinjo gjatë vizitës në Shkup, tha se beson se Bullgaria më nuk do ta bllokojë vendin. 

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e një rëndësie thelbësore që t’i besohet fjalës së dhënë, nënshkrimit të nënshkruar, detyrimit të shprehur. Çështja dypalëshe që u diskutua intensivisht mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar, ka një përfundim dhe përfundimi është shënuar me një konferencë ndërqeveritare më 19 korrik. Nuk pres që kjo çështje të ngrihet sërish,” – u shpreh ai.

Lidhur me deklaratën e njëanshme që Maqedonia e Veriut ia dorëzoi BE-së ne konferencën e parë ndërqeveritare për gjuhën maqedonase, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha se ajo ishte pjesë e propozimit francez.

 “Tani po i bëhet BE-së, një notë që i është dërguar OKB-së në vitin 2018, e cila nuk ka asnjë rëndësi juridike sepse Bullgaria votoi për një kornizë negociuese në të cilën gjuha maqedonase është e pastër. Qëndrimi ynë i njëanshëm është pjesë e atij propozimi francez, më parë edhe portugez dhe atij gjerman, për të përfaqësuar qëndrimin tonë në aspektin gjuhësor,” – deklaroi Osmani.

Zyrtarët në RMV bëjnë me dije se është planifikuar një konferencë e dytë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me BE-në, por parakusht është ndryshimi i Kushtetutës për të futur bullgarët si entitet.

Për të votuar ndryshime kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend, që do të thotë se nuk mund të kalojnë pa VMRO DPMNE në opozitë, e cila ka thënë se nuk do të votojë ndryshimet.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Dendias: Greqia ‘e hapur’ për bisedime me Turqinë nëse Ankaraja ndalon provokimet

Ministri i Jashtëm i Greqisë thotë se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e...

‘Vera andrron detin’ në kinema, filmi mbi pabarazinë gjinore merr çmimin Golden Sun

Filmi kosovar ‘Vera andrron detin’ me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit u shfaq premierë të shtunën për publikun. Vera, një grua në...

‘Dritat e Veriut’ në një nga kullat më të përdredhura në botë

Një nga kullat më të përdredhura në botë është zbuluar në Chongqing, Kinë. Kulla Dance Of Light, e projektuar nga firma e arkitekturës Aedas dhe e përfunduar...

TË FUNDIT

I vjedhur në 1917, dorëshkrimi 1000-vjeçar i kthehet pronarëve të ligjshëm

Një dorëshkrim 1000-vjeçar i grabitur gjatë Luftës së Parë Botërore është kthyer në manastirin grek nga ku ishte vjedhur më shumë se një shekull...

Senatori amerikan paralajmëron një sulm të mundshëm rus në territorin e NATO-s

Senatori republikan i Floridës, Marco Rubio, shprehu shqetësimin për mundësinë e një sulmi në territorin e NATO-s nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?