Princi saudit ndalet në Athinë: Ta shndërrojmë Greqinë në qendër të hidrogjenit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman u ndal në Athinë, ndërsa filloi udhëtimin e tij të parë në Bashkimin Evropian që nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Gjatë javës ai do të shkojë edhe në Francë. Qëllimi i vizitës sipas oborrit mbretëror saudit, është “të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato në fusha të ndryshme”, energjia është një prej çështjeve kyçe.

“Besoj se kemi shumë mundësi historike të cilat do t’i finalizojmë sot, duke nisur me rrjetin e energjisë elektrike që mund t’i sigurojmë Athinës dhe Evropës Jugperëndimore nëpërmjet Greqisë me energjinë e rinovueshme, shumë më të lirë. Po punojmë sesi ta shndërrojmë Greqinë në një qendër të hidrogjenit. Ky është një ndryshim i lojës për të dyja shtetet.

Princi i kurorës është parë me mosbesim në Perëndim që nga vrasja e gazetarit Khashoggi nga agjentët sauditë në konsullatën e mbretërisë në Stamboll në tetor 2018. Mohammed bin Salman është akuzuar për ngjarjen.

Ky udhëtim në Evropë vjen më pak se dy javë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden u takua me princin  në një samit ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë arabë.

Ekspertët thonë se ky zhvillim tregon se kërkimi për furnizime me naftë dhe gaz në krizën aktuale energjetike e ka detyruar Perëndimin të afrohet me princin saudit.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Ish-ambasadori Gashi shpjegon si funksionon Bosnje-Hercegovina: Ka 14 qeveri

Flamur Gashi, ish-ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë tregoi në një intervistë për Euronews Albania se Bosnje Hercegovina përveçse një shtet në tërësi ka disa...

Të parafundit në rajon, rritja ekonomike ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti është poshtë parashikimit të BERZH-it për 2022-shin. BERZH uli në 3 për qind rritjen e ekonomike...

Të vdekur dhe të djegur, civilë ukrainas shtrihen të vrarë pas tërheqjes ruse

Ndërsa forcat ruse u tërhoqën nga periferia e qytetit lindor të Ukrainës, nëpër rrugë u panë trupat e civilëve të vdekur dhe të djegur. Të...

TË FUNDIT

Japonia, Australia dhe SHBA-ja dënojnë stërvitjet e Kinës pranë Tajvanit 

Ministri japonez i Mbrojtjes Hamada Yasukazu, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe zv. kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Australisë Richard Marles dënuan...

A do të rikthehet Bojko Borissov? Bullgarët sot sërish në zgjedhje

Qytetarët bullgarë këtë të diel u drejtohen qendrave të votimit Kjo është hera e katërt në dy vjet që bullgarët shkojnë në zgjedhje. Zgjedhjet e përgjithshme...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?