Rusia akuzoi të premten ushtrinë ukrainase se po bombardonte termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia.
Kremilini u shpreh se qeveria e Volodimir Zelenskit po kryente akte të “terrorizmit bërthamor”.
“Njësitë e armatosura ukrainase kryen tre sulme artilerie në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhias dhe në qytetin Energodar”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.
Trupat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në mars pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat ushtarake në vendin properëndimor më 24 shkurt.
Rusia pretendoi se sulmet u kryen nga brigada e 45-të e artilerisë së forcave të armatosura ukrainase.
Si rezultat i goditjeve, një tubacion hidrogjeni u dëmtua dhe shkaktoi një zjarr, thuhej ndër të tjera në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU