Jugperëndimi i Francës në rrezik për vatra të reja zjarresh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Temperaturat e larta dhe thatësira në rritje po çojnë në një rrezik të lartë të zjarreve të reja në Francën jugperëndimore, thanë sot zyrtarët, raporton Reuters.

Zjarrfikësit nga Gjermania, Rumania dhe Greqia janë aktualisht në terren për të ndihmuar Francën të luftojë zjarret në rajonin Gironde, i famshëm për verën e tij Bordeaux, si dhe në fronte të tjera, duke përfshirë dhe Brittany në veriperëndim.

Rreziku i zjarreve të reja është “shumë serioz” duke pasur parasysh kushtet e motit, tha prefektura e Gironde.

“Dita ka të ngjarë të jetë e ndërlikuar pasi temperaturat vazhdojnë të rriten dhe lagështia vazhdon të bjerë, duke kërkuar që ne të qëndrojmë vigjilentë dhe të mobilizuar,” tha një zyrtar i lartë lokal në një konferencë për shtyp.

Në jugperëndim priten temperatura deri në 40 gradë Celsius, ndërsa në pjesën më të madhe të Francës parashikohen temperatura të larta, njoftoi shërbimi zyrtar francez i motit Meteo France.

Sipas deklaratës, vala e të nxehtit, zyrtarisht e treta në Francë këtë verë, duhet të dobësohet të shtunën dhe të përfundojë të dielën me stuhi. Rreth 7,400 hektarë pyje u shkatërruan në Gironde, dhe 10 mijë njerëz u evakuuan për shkak të zjarrit.

Këtë verë, përveç Francës, vende të tjera evropiane u përballën me një sërë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat e larta rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin. Më shumë se 1 mijë vdekje janë raportuar në Portugali dhe Spanjë për shkak të nxehtësisë dhe zjarreve.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Libi, gjendet varri masiv me 42 trupa të djegur

Shërbimi i autoriteteve libiane të ngarkuara me kërkimin e personave të zhdukur njoftoi se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv...

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje...

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

TË FUNDIT

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?