Zelenski-rusëve: Nëse heshtni për luftën, atëherë jeni fajtorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje të asaj që e përshkroi si pasojat e bombardimeve ukrainase ndaj impiantit hidroelektrik Kakhovka.

Tre nga gjashtë turbinat e impiantit thuhet se janë fikur. Për rrjedhojë, problemet me gjenerimin e energjisë dhe shkarkimit të ujit do të prekin sistemet e ftohjes së impiantit bërthamor të Zaporizhias.

Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të ngrenë shqetësimin e tyre për bombardimet rreth centralit atomik. Ndërkohë, banorëve që jetojnë në zonat përreth u kujtohet katastrofa e Cernobillit.

“Nuk ka asgjë pozitive në atë që po ndodh. Nuk e dimë kur do të përfundojë”, thotë Anastasiya Rudenko, banore e Zaporizhias.

“Njerëzit janë nervozë, pasi centrali është afër. Shpesh herë era fryn në drejtimin tonë, ndaj dhe rrezatimet vijnë menjëherë tek ne dhe më pas përfundojnë në ujë”, u shpreh Viktor Shabanin, një tjetër banor i Zaporizhias.

Në fjalimin e tij të fundit, gjatë orëve të natës, presidenti Zelensky akuzoi rusët që nuk flasin kundër luftës si bashkëpunëtorë të konfliktit.

“Nuk ka rëndësi ku jeni, në territorin rus apo jashtë tij, zëri juaj duhet të jetë në mbështetje të Ukrainës dhe kundër kësaj lufte”, theksoi Zelenski.

Ndërkohë, anija e parë me drithëra me destinacion Etiopinë është nisur nga porti i Odesës, në detin e Zi.

Anija me emrin “Komandanti Guximtar” po transporton 23 mijë tonelata grurë. Etiopia është një nga 5 vendet që po përjeton krizën e urisë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Auditi në PD për financimet ruse, Bozdo: Hetim deri në fund

Akuzat nga Shtetet e Bashkuara se Partia Demokratike ka marrë financime ruse do të hetohen nga një komision auditi i përbërë nga 5 anëtarë. Për...

Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve të Ukrainës

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet që të njoftojë për bashkimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës me Federatën Ruse gjatë adresimit të tij në...

Gazi rus derdhet në det, autoritetet gjermane: Akt sabotazhi

Autoritetet në Gjermani dhe Danimarkë kanë nisur hetimet për rrjedhjen masive të gazit nga gazsjellësit “Rrjedha e Veriut” 1 dhe 2. Njollat e gazit u...

TË FUNDIT

Meloni larg vëmendjes, fituesja e zgjedhjeve punon në heshtje për programin

Giorgia Meloni ka zgjedhur një profil të ulët pas triumfit të partisë së saj në zgjedhjet e së dielës, me 26 për qind të...

Trafik kokaine, kush është Altin Gega që autoritetet i sekuestruan pasuritë

Autoritetet i kanë sekuestruar pasuritë Altin Gegës dhe familjarëve të tij pasi dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale. Janë 6 prona njësi shërbimi dhe...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?