Një mesazh anonim i regjistruar në gjermanisht përmes aplikacionit ëhatsapp, ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, duke nisur një debat në një nga çështjet kryesore lidhur me mjekimin e Coronavirusit.
Një grua pretendon se mikesha e saj, një profesore në universitetin spitalor të Vienës,e kishte paralajmëruar se pjesa më e madhe e pacientëve, të cilët vuanin nga simptoma të rënda të COVID-19 kishin përdorur ibuprofen përpara se të shtroheshin në spital.
Mesazhi nxiti shumë thashetheme mbi ibuprofenat dhe aspirinat dhe se ata ndihmonin në përkeqësimin e efekteve të virusit.
Universiteti i Mjekësisë në Vienë tha përmes një deklarate se nuk kishte asnjë studim mbi këtë çëshjte dhe sse mesazhet nuk ishin të vërteta duke i cilësuar ato si “Fake news”.
Shoqata Irlandeze e Sëmundjeve Infektive kishte nxitur një thashethem jo të vërtetë se katër persona nga Korku kishin vuajtur nga simptoma të rënda të Coronavirusit pasi kishin përdorur ilaçe anti-inflamatore.
Por debatet mbi përdorimin e ibuprofenit gjatë pandemisë së COVID-19 kanë vazhduar më tej.
Një artikull i kohëve të fundit në revistën e mjekësisë ‘The Lancet’ sugjeroi se disa ilaçe, duke përfshirë iburpofenat, mund të përbëjnë një rrezik për pacientët e Coronavirusit të cilët vuajnë nga tensioni i lartë apo diabeti.
Më pas, të shtunën, Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran, një neurolog i kualifikuar, paralajmëroi se përdorimi i ibuprofenit dhe i ilaçeve të tjera të njohura ndryshe si “anti-inflamatore” përkeqësojnë simptomat e Coronavirusit.
Përmes një postimi në Tëitter, Veran shkruan se “përdorimi i ilaçeve anti-inflamatore mund të jenë një faktor në përkeqësimin e infeksionit”.
“Në raste ethesh, merri paracetamol. Nëse keni përdorur ilaçe anti-inflamatore ose nëse keni dyshime, konsultohuni me mjekun tuaj”.
Por, Dr. Muge Cevik, një studiues në Departamentin e Infeksioneve dhe Shëndetit Botëror në Universitetin e St. Andreës shkruan se ishte shumë i shqetësuar mbi këto deklarata të pabaza.
Deeply concerned about this bold statement by the French MoH with no reference to the claim, which is causing public concern. There’s no scientific evidence I am aware of that ibuprofen cause worst outcomes in #COVID19. pic.twitter.com/gpCGpF4N0D
— dr muge cevik (@mugecevik) March 14, 2020
“Nuk ka asnjë fakt shkecor, me sa unë jam në dijeni, se ibuprofeni përkeqëson simptomat e COVID-19”.
Ndërkaq, Sistemi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, ka përditësuar këshillat mbi Coronavirusin, duke këshilluar “marrjen e paracetamolit për të lehtësuar simptomat”.
Por çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë?
Të martën, zëdhënësi i OBSH, Chrisstian Lindmeier tha për mediat gjenoveze se pacientët e dyshuar nuk duhet të përdorin ibuprofen pa u konsultuar së pari me mjekun.
Në një deklaratë për Euroneës, OBSH tha se ishin “në dijeni për shqetësimet që vijnë nga përdorimi i ilaçeve anti-inflamatore, si ibuprofeni, për mjekimin e etheve nga personat të infektuar me COVID-19”.
OBSH gjithashtu shtoi se po shqyrtonin raportet, dhe se “nuk ishin në dijeni për ndonjë publikim të të dhënave të bazuara në popullatë apo klinike” mbi këtë çështje.
“Ne po mbledhin të dhëna të tjera mbi këtë çëshje përpara se të japim një rekomandim zyrtar”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të theksojë se nuk ka asnjë ilaç që këshillohet për të parandaluar apo mjekuar COVID-19.
Por, organizata tha se antibiotikët “mund të funksionojnë mbi infeksionet bakteriale”.
“OBSH po ndihmon në përshpejtimin e hulumtimeve dhe përpjekjeve me një numër të madh partnerësh”.
Deri më tani nuk ka asnjë lidhje zyrtare midis përdorimit të ibuprofenit dhe simptomave të rënduara të Coronavirusit.
Por autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare nuk e rekomandojnë përdorimin e tyre për të lehtësuar simptomat e coronavirusit. Ilaçi që po rekomandohet si alternativë është paracetamoli.
Për sa i përket epidemisë, profesionistët e mjekësisë po punojnë për të siguruar shpërndarjen e informacioneve të sakta dhe të shpejta