English

Falanga në rezortin e skive në Zvicër zhyt nën dëborë skiatorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të paktën dy persona janë lënduar dhe një numër i pakonfirmuar skiatorësh janë zhytur nën dëborë kur një falangë vërshoi drejt një piste skiatorësh në Andermat të Zvicrës, sipas policisë së shtetit të enjten.

- Advertisement -

“Besojmë se ka ende persona të zhytur nën dëborë por nuk mund të themi me siguri se sa janë,” tha për NBC Reto Pfister, zëdhënësi i policisë së shtetit në kantonin zviceran të Urit.

Lajmërimin e parë për falangë policia e ka marrë në orën 10:50 të mëngjesit. Shërbimet e emergjencës, duke përshirë dhe “Shpëtimi i Alpeve Zvicër” “Ambulanca e Swiss Air” dhe policia e shtetit janë përfshirë në operacionet e shpëtimit.

Në një video të postuar në faqen e lajmeve Blick, shfaqet një valë e madhe dëbore teksa zbret në pistën e skiatorëve dhe mbulon disa prej tyre.  

Andermatt, 112 kilometra larg Zyrihut, është një vend i njohur nga skiatorët në mbarë botën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×