English

Familja Muskurti hap dyert e mortit, fqinja me lot në sy: I druhen hakmarrjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familja Muskurti ka hapur dyert e mortit.

- Advertisement -

Në lagjen “5 Maji” ka rënë zija. Banorët shprehen të shokuar për ngjarjen. Ata thonë se kishin disa kohë që kishin vënë re se midis dy vëllezërve kishte një konflikt.

 “Një komshie këtu më tha kështu kështu, se besova, thashë mos janë plagosur dhe janë të gjallë. I kishim komshinj, kishim hyrë dhe kishim dalë, i kishim ftuar në dasma dhe festa, sidomos për Norën na vjen shumë po shumë keq se la tre fëmijë jetimë. Dje më erdhi djali i vogël i saj 8-9 vjec dhe bleu gjëra këtu. Sa fëmijë të urtë, të edukuar, kemi 20 e ca vjet këtu bashkë”, u shpreh një nga fqinjët.

“Kishim kuptuar diçka se hidhin në Facebook, akuzonin njëti-tjetrin hapur. Tmerr nuk ka, të vrasë vëllai vëllanë. Në xhenaze janë vetëm njerëzit, kanë ardhur nga Fushë-Kruja të nuses, ata të tjerët janë mbyllur në shtëpi e nuk shkojnë. Nuk shkon e ëma në xhenazen e të birit. Kanë frikë se i kërcënojnë, se kanë sherr”, shtoi zonja.

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në rrugën Islam Alla, i ka tronditur të gjithë.

Agjencisë turistike, së çiftit Nora dhe Dritan Muskurit, i është vënë qepeni. Ndërsa banorët refuzojnë të japin një koment. Jashtë kamerës ata shprehen se i kishin dëgjuar dhe herë të tjera të konfliktonin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×