English

Fasonët humbin 10 mijë punonjës, rënia e euros i zhyt në krizë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej afro 3 vitesh, sektori i manifakturës në vend po përjeton një klimë të vështirë biznesi. Për shkak të zhvlerësimit të euros shumë ndërmarrje janë mbyllur. Disa të tjera kanë futur teknologjinë e kohës në prodhim, dhe kjo është shoqëruar me kosto. Në shifra, shoqata pro-eksport thotë se gjatë një viti, industria fasone ka humbur rreth 10 mijë punonjës.

- Advertisement -

Në vitin 2023, industria numëronte 60 mijë punonjës. Profili i punës në linjat e prodhimit ka pasur kryesisht vajza dhe gra, dhe për shoqatën që mbron këtë industri, ky vit pritet të mbyllet me 50 mijë punonjës dhe rënie të xhiros deri në 5%.

Fasonët punojnë me tregun e jashtëm dhe për shkak të rënies së euros, bilancet e tyre në eksport janë tkurrur. Për t’i mbrojtur nga falimentimet e mundshme, qeveria ka ofruar për ta garanci sovrane në masën 1 miliard lekë. Nga kjo garanci përfitonin ato biznese që kishin nevojë për financim për investime, por jo bizneset që ishin në kushte të vështira financiare, cka mund të jetë arsye pse ndihma nuk ka dhënë rezultat efikas.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?