English

Fatmir Xhafaj kritikon ndryshimet e ligjeve të reformës në drejtësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qene kritik për ndryshimin e ligjeve të reformësdrejtësi. Si personi që drejtoi këtë reforme, Xhafaj tha nga foltorja e Kuvendit, se problemet e zbatimit të ligjeve nuk mund të kapërcehen duke i amenduar ato.

- Advertisement -

“Dëshiroj të nënvizoj një çështje të rëndësishme në vlerësimin tim. Konstatohet një përpjekje për të ndryshuar paksa me lehtësi ligjet e reformës në drejtësi. Natyrisht nuk ka tabu për këtë, sepse siç dihet nuk ka një ligj perfekt ashtu siç nuk ka edhe një ligj çudibërës. Për më tepër ne sot nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i drejtë dhe proaktiv i tyre. 

Shihni rastin konkret. Kjo dispozitë, neni 152 është ndryshuar në korrik të vitit që shkoj dhe sot vjen përsëri për amendim. Kur ndryshojmë ligjet duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi druaj që shpeshherë, problematikat që mund të kemi në zbatim kërkojmë t’i kapërcejmë me zgjidhjen më të lehtë, amendimin e ligjit. Jo rrallë gjendemi edhe nën presionin e institucioneve ligjzbatuese, që e shohin këtë si një lloj komoditeti për punën e tyre”, u shpreh Xhafaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?