English

Faza e parë e rindërtimit, javën e ardhshme hapet tenderi ndërkombëtar për 3400 shtëpi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti po i afrohen mundësisë për të pasur një shtëpi të re.

- Advertisement -

 “Javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare nga të dy njësitë e mësipërme, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për 3400 shtëpi individuale”, tha Arben Ahmetaj, ministër i Shtetit për Rindërtimin.

z. Ahmetaj njoftoi gjithashtu se fondi i alokuar nga buxheti i ministrisë është 8.7 mld lekë. Fondi i Zhvillimit do të ndërtojë 2500 banesa, ndërsa Bashkia Tiranë do të ndërtojë 889 shtëpi. Ministri Ahmetaj garanton se banesat do të ndërtohen me teknologji modulare..

SOT Arben Ahmetaj, Ministër i Shtetit për Rindërtimin (5:40

“Sipas standardeve më të mira të eurokod 8, rezistentë ndaj tërmeteve deri në 9 ballë, stuhive dhe përmbytjeve”, tha z. Ahmetaj.

Parimi i solidaritetit është baza e rimëkëmbjes nga qeveria sipas Ahmetajt.

“Dua të theksoj në një fjalë çelës, shtëpitë janë falas”, theksoi ministri.

Kjo vlen për shtëpitë e shembura që do të ndërtohen nga e para. Për shtëpitë të cilat kanë nevojë për rikonstruksion, qeveria do të paguajë vetëm gjysmën e vlerës së rikuperimit.  Gjithsesi, inspektimi i thelluar në terren përfundon në 30 mars nga instituti i ndërtimit dhe 24 prill nga Bashkia Tiranë, ndërkohë që deri në 31 mars duhet të dorëzohen të gjitha planet vendore të rindërtimit. Pas inspektimit të thelluar do hapet tenderi i dytë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?