English

Federata Italiane e Futbollit ndryshon rregullat për lojtarët e huaj jashtë BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kalimi në kampionatin italian është mëse i mundur për të gjithë lojtarët britanikë, ndërsa pasaporta nuk do të jetë më një shqetësim për ta. Së fundmi, Federata Italiane e Futbollit ka publikuar një vendim të ri, ku lojtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të jenë me të njëjtat kushte si pjesa tjetër evropiane, pavarësisht se nuk janë pjesë e BE.

- Advertisement -

Kjo ndryshim nis menjëherë nga sezoni 23-24, ndërsa u konfirmua nga këshilli federal. Pak ditë më parë, skuadrat e Serie A shtruan si problem trajtimin e lojtarëve britanikë si jo të Bashkimit Evropian, ndërsa i penalizonte ata të luanin në elitën e futbollit Italian. Pas disa ditësh shqyrtim, tashmë gjithçka është zyrtare, futbollistët me shtetësi zviceriane dhe britanike, do të ketë një shtetësi të barasvlefshme me të gjitha efektet me ato tëBashkimit Evropian.

Kampionati italian është i vetmi në ligat kryesore e cila ka ardhur me lehtësime për të gjithë lojtarët, pasi kujtojmë se në një skuadër lejohen 5 futbollistë jo evropianë. Sa i përket formacionit titullar, lejohet të luajnë vetëm 3 prej tyre në të njëjtën kohë. Pra me anë të këtij vendimi, alternativat për klubet janë më të mëdha, për të siguruar lojtarë nga kontinentet e tjera, opsione të cilat konsumoheshin nga britanikët.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×