English

Felix dëshiron të largohet nga Atletico Madridi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Joao Felix thuhet se dëshiron të largohet me çdo kusht nga Atletico Madrid pasi ka humbur durimin me trajnerin Diego Simeone.

- Advertisement -

Një vendim i tillë vjen pasi futbollisti humbi vendin e tij në formacionin titullar.

Trajneri i Atleticos, Simeone preferon Griezmannin, Moratan, Cunhan dhe Angel Correan në repartin e sulmit kohëve të fundit, ku Felix ka luajtur vetëm 29 minuta në katër ndeshjet e fundit, shkruan KosovaPress.

Ylli portugez ende nuk ka shënuar për skuadrën në La Liga apo në Ligën e Kampionëve në këtë sezon dhe ishte një zëvendësim i papërdorur në mesjavë, në barazimin 0:0 me Club Brugge.

Felix thuhet se është i zhgënjyer me minutazhin e tij dhe dëshiron që të largohet nga Atletico në merkaton e janarit, sipas portugezes “A Bola”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?