English

Felix, i urryer në Madrid, portugezi dëshiron Barcelonën, Inter prezanton Cuadradon

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

‘Do të doja të luajë për Barcelonën’ ka mjaftuar kjo deklaratë dhe Joao Felix është lojtari më i urryer në kampin e Atletico Madrid. Portugezi u shpreh në mediat spanjolle se do të ishte gati për një aventurë tek blaugranët, ndërsa komenti i tij është pritur jo mirë nga fansat.

- Advertisement -

Këta të fundit kanë shkatërruar pllakadën me emrin e Felix, e cila qëndron e vendosur para stadiumit Ëanda Metropolitano.

Joao Felix, lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Atletico Madrid po kalon një periudhë aspak pozitive në karrierë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ndryshojë destinacion.

I urryer në Meazza, por tanimë është pjesë e Interit, zikaltrit kanë prezantuar kolumbianin Cuadrado. U prit jo mirë nga tifozët, me këta të fundit të cilët i kujtonin sjelljet aspak pozitive e i bënin thirrje që këtë aspekt duhet ta korrigjojë tek Inter.

Edhe pse në moshë 35-vjecare, Simone Inzaghi dëshironte anësorin ta kishte pjesë të skuadrës, me Cuadradon i cili mund të luaj në disa pozicione, nga mbrojta drejt sulmit.

Në të njëjtën kohë, ndërhyrje në merkato ka bërë edhe Milani, i cili ka afruar holandezin Dezhani Rejndërs.

24-vjecari ka nënshkruar për 5 vite me kuqezinjtë, ndërsa do të mbajë veshur fanellën me numrin 14.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?