English

Fëmijët disa orë nën gërmadha – Çfarë dihet për tragjedinë me 3 viktima në Gjakovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre fëmijë kanë vdekur në orët e vona të së shtunës në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, si pasojë e shembjes së një objekti të vjetër.

- Advertisement -

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, objekti është shembur në rrethana të panjohura, ndërsa tre djemtë – dy 15 vjeç dhe tjetri 14 vjeç – kanë qenë brenda kur janë zënë nga pllaka.

Majori i Policisë së Kosovës, Milazim Lumi ka thënë për mediat lokale në Kosovë se objekti i shembur ka qenë ndërtesë e vjetër, e pabanuar, e mbetur pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Policia ka thënë se ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e fëmijëve dhe trupat e tyre janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci raportoi se mendohet që fëmijët kanë qenë duke luajtur në atë banesë kur ajo është shembur.

Të tre adoleshentët vijnë nga familje të ndryshme dhe shtëpia nuk ka qenë e asnjërit prej tyre. Shembja e shtëpisë mendohet të ketë ndodhur shumë më herët, ndaj fëmijët dyshohet se kanë qëndruar disa orë nën gërmadha derisa ngjarja është kuptuar nga banorët e zonës.

Presidentja e Kosovës u ka shprehur ngushëllime më të sinqerta familjarëve për incidentin që e ka quajtur tragjik.

“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë thirrje që të bëhet hetim i tërësishëm i rastit.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre fëmijëve, dhe i ka ngushëlluar familjarët.

“Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda!”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka thënë se kryeqyteti ka gatishmëri për t’i ofruar çdo ndihmë të mundshme Komunës së Gjakovës.

“Një tragjedi e tillë na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë! Ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve dhe të afërmve të tyre”, ka thënë Rama në Facebook.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?