Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Now në Euronews Albania se policia kishte direktiva të qarta lidhur me protestën e sotme të opozitës që ta shpërndante brenda pak minutash.
Ai e cilësoi të panevojshëm provokimin nga ana e policisë, duke qenë se më herët vetë policia lëshoi njoftimin që mund të ketë bllokim të akseve të caktuara rrugore për shkak të kësaj proteste.
”Kishte një frymë dhe një direktivë për policinë që protesta të shpërndahej që në minutat e para, nisur nga protesta e ngjashme, e dyta e opozitës me bllokimin e disa akseve në të gjithë vendin, nisur nga situatat që u krijuan pati një orientim që të shpërndahen që në minutat e para, pasi të dokumentohej prova; bllokimi i rrugës si vepër penale. Nuk e di çfarë ndodhi më pas që policia u tërhoq, nga ana e protestuesve pati rezistencë, ishte një lloj provokimi i panevojshëm i policisë. Por direktiva kjo ka qenë, që mos të lejohet shtrirja në kohë, por opozita e arriti qëllimin e vet duke bllokuar për 3 orë qarkullimin”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
- Belind Këlliçi njofton mbylljen e protestës: Opozita do të vijojë aksionin politik
- Nis me përplasje protesta e opozitës, bllokohen kryqëzimet kyçe në Unazën e Vogël